Home ShowBiz Nervozohet Linda Rei, mbron Era Istrefin nga gojët e liga
Nervozohet Linda Rei, mbron Era Istrefin nga gojët e liga
0

Nervozohet Linda Rei, mbron Era Istrefin nga gojët e liga

0
0

Edhe pse askush nuk e di çfarë bën ajo konkretisht dhe si e përballon jetesën, prapë Linda Rei prej aty ku është jep receta mençurie ndaj ndjekësve të saj të shumtë dhe jo vetëm. Duke qenë mjaft aktive në profilin e saj në Instagram, ajo ruan ende lart popullaritetin që fitoi në Shqipëri pak kohë më parë. Së fundmi, Linda ka shpërthyer ndaj të gjithë atyre që dikur e shanin Era Istrefin, ndërsa tani që është bërë e suksesshme, sipas Lindës, ‘shkojnë dhe i lëpijnë prapanicën asaj’. Në fillim, Linda e bëri këtë shkrim në gjuhën angleze, por pasi kishte bërë shumë gabime gramatikore në këtë gjuhë, e shkruajti atë në italisht.

“Jeni të tërë shumë fallco. Deri më dje e kritikonit Era Istrefin, ndërsa sot i lëpini prapanicën. Megjithatë më duhet të them se e shijoj shumë kur shikoj sa pak personalitet tregoni që keni. Ajo e meriton famën sepse ka luftuar shumë për të arritur aty ku është, ndërsa ju sot lypni për të pasur pak nga drita e saj. Për këtë arsye, nuk më intereson se çfarë thoni a mendoni për mua sepse unë e jetoj jetën si të më dojë kokrra e qejfit. Ndoshta një ditë unë nuk do të jem askushi, por ndoshta do të vijë një ditë si kjo e ‘sotmja’ ku do t’ju shoh juve teksa lëpini vendin ku dikur keni pështyrë”,ka  shkruar Linda shumë nervoze. Eshtë interesant fakti që Linda është shqipëtare, i referohet një publiku shqipëtar në mbrojtje të një këngëtare shqipëtare, por mesazhin e jep italisht.

 

640-0-5b3533aa281b3

1812159367471118546_3907980465

36365619_1830061160422158_549298644684111872_n

Link: https://www.instagram.com/badgirlrei/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjocbKYHOrhXcG5rsnXh1mvWzCswndfEHcCGsA0/?taken-by=badgirlrei