Aktori Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj u bënë me vajzë vetëm pak ditë më parë. Të voglën e tyre ata e quajtën Ajka.
Duket se humoristi i njohur po përballet me vështirësitë e të qenit prind.
Menjëherë pas ardhjes në jetë të vogëlushes ashtu si Besi edhe Xhensila i kanë dedikuar statuse të gjata vajzës së tyre në rrjetet sociale, ku kanë shprehur lumturinë e jashtëzakonshme që ndjenin. Por krahas lumturisë të gjithë e dimë që të jesh prind është një sfidë shumë e madhe. Këtë fakt na e ka konfirmuar edhe Bes Kallaku me një postim në Insta Story.
“Kërkoj gjumë me qera. Më duhet veç nja dy orë, e kthej prap”, ka shkrua ai.
E ndërsa Xhensila, kuptohet që në këtë periudhë nuk është aktive në rrjetet sociale.
Link: https://www.instagram.com/bes_kallaku/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BlIBCgOASq0/?taken-by=bes_kallaku