Home Aktualitet Shuhet aktori i njohur Fadil Hasa
Shuhet aktori i njohur Fadil Hasa
0

Shuhet aktori i njohur Fadil Hasa

0
0

Në moshën 78 vjeçare pas luftës me një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta aktori i njohur i humorit shqiptar, Fadil Hasa. Miqtë e tij, Muharrem Hoxha, Haxhi Rama, Roland Koça, janë personat që kanë dhënë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të kolegut të tyre, me të cilin kanë luajtur shumë role në skenë.

Hasa ka sjellë në skenën shqiptare shumë role të ndryshme, duke luajtur jo vetëm për ekranin televiziv, por edhe në teatër dhe kinema. Ai është vlerësuar me shumë çmime dhe nderime për punën e tij të gjatë në botën kinematografike. Fadil Hasa është vlerësuar me çmimin “Artisti i Merituar” dhe ka qenë katër herë fitues i çmimit “Aktori më i mirë i humorit”.

Homazhet për artistin e ndjerë do të mbahen ditën e nesërme, në orën 10:00-11:00, në teatrin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”.

12669658_1013163948767340_4427232121682506143_n

Link: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1013163948767340&set=a.555022007914872.1073741826.100002212326364&type=3&theater

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=598529380230801&set=pb.100002212326364.-2207520000.1531739279.&type=3&theater