Home ShowBiz Do të doja shumë që Ajka t’i ngjante… Rrëfehet motra e Bes Kallakut
Do të doja shumë që Ajka t’i ngjante… Rrëfehet motra e Bes Kallakut
0

Do të doja shumë që Ajka t’i ngjante… Rrëfehet motra e Bes Kallakut

0
0

Ana Kallaku prej disa vitesh është pjesë e televizionit dhe ditën e djeshme ajo ishte e ftuar tek “Rudina” në Tv Klan.
Tashmë motra e aktorit të humorit është bërë hallë, pas ardhjes në jetë të Ajkës, vogëlushes së Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj.
Ana tregoi për lidhjen e fortë që ka me vëllain e saj por edhe me Xhensilën.

E pyetur se kujt do të donte që t’i ngjante mbesa e saj, halla Ana ka thënë: “Në pamje ti ngjaj Xhensilës se është yll e bukur, por dua që të ketë një zemër të madhe si të Besit”.Gazetarja ka treguar gjithashtu lidhjen e ngushtë që ka me Xhensilën.

“Xhesi ka ardhur shumë e vogël në familjen tonë, ne jemi rritur bashkë, kemi marrëdhënie të mirë sepse jemi moshatare. Kur e shoh se sa të lumtur e bën vëllain tim, e dua akoma edhe më shumë.’- tregoi Ana e emocionuar.

Link: https://youtu.be/10J2goVOL6w?t=1068

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BhXKE0MnsjN/?taken-by=ana_kallaku