Home ShowBiz E mahnitshme, modelja shfaqet në pasarelë duke i dhënë gji foshnjës
E mahnitshme, modelja shfaqet në pasarelë duke i dhënë gji foshnjës
0

E mahnitshme, modelja shfaqet në pasarelë duke i dhënë gji foshnjës

0
0

Një nga 16 finalistet e zgjedhura për të marrë pjesë në Javën e modës në Miami, Mara Martin ka habitur të gjithë teksa ka sfiluar duke i dhënë gji vajzës së saj 5-muajshe.

Mjaftuan vetëm disa minuta në pasarelë dhe ajo fitoi vëmendjen e të gjithëve. Modelja Mara Martin u shfaq mbrëmjen e të djelës në Miami, Florida duke i dhënë gji vajzës së saj 5-muajshe ndërkohë që sfilonte. Martin ishte një nga 16 finalistet e zgjedhura për të marrë pjesë në Javën e modës në Miami në eventin e Sports Illustradted.

Modelja u cilësua si nëna krenare nga të gjitha mediat e huaja. Mara Martini e veshur me një palë rroba banjo ngjyrë të artë dhe me vajzën e mitur në krahë ecte lumturisht përgjatë pistës ‘W Hotel South Beach” në Florida, duke u brohoritur me zë të lartë nga turma. “Unë jam shumë mirënjohëse që ekipi i “Sports Illustrated” më zgjodhi mua,”- pohoi modelja për ‘The Mirror’. Të njëjtën kënaqësi modelja e ka shprehur edhe në rrjetet sociale.

Link: https://www.instagram.com/_maramartin_/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BlTDXbPFtm8/?taken-by=_maramartin_

Burimi i lajmit: http://www.dailymail.co.uk/news/article-5957719/Breastfeeding-model-walks-Sports-Illustrated-swimsuit-runway.html