Emina Çunmulaj, prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton së bashku me familjen e saj në Los Angeles, Kaliforni.
Vetëm disa javë më parë, modelja e njohur me origjinë shqiptare, u bë nënë për herë të dytë e një vajze të shëndetshme, e cila quhet Mia Soraya. Emina vazhdimisht poston foto e video me dy vogëlushet e saj, ku tregon vështirësitë dhe bukuritë e të qënurit mama.
Por edhe pse jeton në shtetin e huaj, Emina nuk i harron rrënjët shqiptare dhe ajo sigurohet që edhe vajzat e saj ta dinë origjinën e tyre. Modelja e ka treguar edhe më parë se vajza e saj më e madhe, Ella Faria, e di gjuhën shqipe, ku ka hedhur plot video të vajzës duke folur në shqip. Ndërsa pak orë më parë, Emina ka hedhur një video ku i këndon vajzës së saj të vogël një këngë në shqip.
Në këtë video, shihet vogëlushja e cila e dëgjon me shumë kujdes të ëmën e saj teksa i këndon. “Mia e pëlqen shumë kur unë këndoj, sidomos në gjuhën shqipe”, ka shkruar modelja përbri videos, ku mund të dallohet reagimi i vajzës së vogël.
Duke pasur parasysh patriotizmin e Eminës, ajo me siguri do ia mësojë shqipen edhe vajzës së vogël ashtu siç ia ka mësuar të madhes.
https://www.instagram.com/p/BlYCJ8-BMNo/?taken-by=eminacunmulaj
Link: https://www.instagram.com/p/BlYCJ8-BMNo/?taken-by=eminacunmulaj
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BlGHbA8BHZ1/?taken-by=eminacunmulaj