Home ShowBiz Kujt i thonë “Puq” Vëllezërit Mziu?
Kujt i thonë “Puq” Vëllezërit Mziu?
0

Kujt i thonë “Puq” Vëllezërit Mziu?

0
0

Në muzikë, në zë, në veshje ata janë pothuajse të njëjtë. Stili i muzikës dhe i veshjes i ka bërë ata të veçantë në mënyrën e prezantimit tek publiku.
Me një këngë verore ata kanë goditur në shënjestër duke krijuar kështu një atmosferë të bukur në mesin e audiencës apo publikut që i përcjellë ata.
“Puq Puq” është titulli i këngës përmes së cilës Vëllezërit Mziu i këndojnë një vajze, duke i shprehur kështu një tekst dashurie që në të njëjtën kohë të relakson dhe të bën të vallëzosh.

“Puq, Puq, Puq se u kalla, puq, puq, puq le t’shoh mahalla” janë fjalitë e para me të cilat nis kjo këngë e kënduar aq bukur.

“Puq, puq, hajde puq, me puq veç nihere, ke mem pa, ke mem pa, të puqi tri herë” është refreni i këngës i cili nën muzikën ritmike të bën të kërcesh po sa ta dëgjosh.
Në një ambient të thjeshtë veror, klipi është realizuar shumë mirë duke përçuar kështu tek publiku atmosferë dhe energji pozitive.

Për më shumë dëgjojeni atë në platformën më të madhe shqiptare ArkivaShqip:

Foto&Video: https://www.youtube.com/watch?v=Ezf5E64klvQ