Home ShowBiz Një shembull i padiskutueshëm suksesi, por si i frymëzon të gjithë Luana Vjollca
Një shembull i padiskutueshëm suksesi, por si i frymëzon të gjithë Luana Vjollca
0

Një shembull i padiskutueshëm suksesi, por si i frymëzon të gjithë Luana Vjollca

0
0

Të ndjekësh pasionin është një sfidë e vërtetë dhe një dilemë të cilën duhet ta zgjidhë gjithsecili vetë. Të jesh i zakonshëm dhe të bësh një jetë të “padukshme” nuk është mëkat, por kur ç’do shqisë e trupit është e orientuar dhe e fokusuar tek diçka më shumë, tek diçka më e veçantë që i kapërcen kufijtë e kohës, atëherë mëkat do të qe të mos e ndjekësh instiktin.

Le të përqëndrohemi tek një personazh mjaft i njohur dhe i dashur për publikun. Një nga ata emra të mëdhej që ndoqi dëshirat e saj të forta, për të kapërcyer kufijtë e të zakonshmes, për tu shndërruar në një shembull suksesi në showbizz-in shqipëtar.

Luana Vjollca është një moderatore mjaft e sukseshme, por edhe një shpirt i apasionuar dhe krijues, e dhënë pas artit dhe më konkretisht muzikës. Kush e ka ndjekur live sigurisht nuk ia ka ndarë dot sytë për arsye se ajo është e veshur me një aureolë karizme dhe simpatie të pafundme. Por sigurisht edhe për arsyen se gjithçka që e bën publikisht, si në skenë dhe në ekran, e bën, thënë thjesht, me gjithë zemër.

Jo më kot është aktualisht një nga këngëtaret më në zë të tregut dhe ndër më të kërkuarat jo vetëm në Shqipëri.

Shumëkush do hutohej me këtë kalim nga ekrani në skenë, por duket se jo kushdo e njeh sa duhet Luanën.

Së fundi ylli i adhuruar nga mijëra fansa anembanë shqiptarisë, ka publikuar një kolazh fotografik, ku përmblidhen imazhe nga performanca të saj ndër vite. Kolazhi në krye ka një foto të bukuroshen në fëmijëri, ku gjithashtu e shohim mbi skenë me mikrofon në dorë.

Si mund të mos jetë frymëzim i një brezi që ndoshta sot e sheh me adhurim e nesër mund të thotë me kënaqësi teksa shijojnë suksesin e tyre, se Luana më ka mësuar të mos dorëzohem. Ajo më ka mësuar se nuk duhet hequr dorë nga vetja.

Image-1

Link: https://www.instagram.com/luanavjollca/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BlIvzoNn0nF/?taken-by=luanavjollca