1. Home
  2. ShowBiz
  3. Pas largimit nga “Portokalli”, flet për herë të parë Kimikati
Pas largimit nga “Portokalli”, flet për herë të parë Kimikati
0

Pas largimit nga “Portokalli”, flet për herë të parë Kimikati

0
0

Me rolin e Kimikatit dhe talentin e tij të spikatur ai bëri për vete në fare pak kohë gjithë publikun shqipëtar. Në spektaklin e humorit ‘Portokalli’ ai mori famë dhe u bë mjaft i kërkuar kudo. E mesa duket dikush i ka bërë një ofertë të parezistueshme. Se për cila është kjo ofertë mbetet ende për tu mësuar. Bëhet fjalë për Olsi Bylykun, të cilin nuk do ta shohim këtë sezon në spektaklin e humorit.

Lajmi për largimin konfirmohet nga vetë aktori, i cili më anë të një postimi në rrjetet sociale ka thënë se do të largohet për angazhime të tjera artistike.

Ai ka falenderuar të gjithë stafin me të cilin punoj si dhe një falenderim të madh i dedikoj edhe publikut të tij që e ka mbështetur pa rezerva.

E ndjej detyrim të sqarohem për të gjithë ju që më keni shkruar, më keni telefonuar dhe pyetur pafund mbi largimin tim nga PORTOKALLI, por mbi të gjitha për të gjithë publikun që më ka ndjekur dhe mbështetur në rrugëtimin tim deri më sot… PO, është e vërtetë që nuk do të jem më pjesë e emisionit qe më hapi dyert e ëndrrës time, për ta vazhduar ne 1 tjetër angazhim artistik. I jam mirënjohës gjithë jetën regjisorit Altin Basha që më dha mundësinë të shpreh talentin tim. Faleminderit të gjithë aktorëve ose me saktë idhujve te mi, në batutat e të cilëve u rrita dhe pata fatin të jem koleg me ta. Faleminderit TOP CHANNEL për hapësirat që më ofroi në televizion. Falenderime pafund për publikun tim, frymëzimin dhe energjinë e pashtershme që buron në cdo duartroktitje. Po iki i përlotur për punën që investova dhe marrdhëniet njerëzore që arrita të krijoj, për të qeshur me të ardhmen që do projektoj pranë publikut shqiptar dhe marrdhëniet e reja që do ndërtoj…ZOTI JU RUJT 🙏

A post shared by Olsi Bylyku (@olsibylyku1) on

Link: https://www.instagram.com/p/Bmk7xMwgN3N/?taken-by=olsibylyku1

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bk5POwYARJZ/?taken-by=olsibylyku1