1. Home
  2. ShowBiz
  3. “Doni t’i bëni paratë pa djersë e duke lënë të këndojë CD-ja për ju.” Përplasje qëndrimesh mes Aurela Gaçes dhe Ronela Hajatit
“Doni t’i bëni paratë pa djersë e duke lënë të këndojë CD-ja për ju.” Përplasje qëndrimesh mes Aurela Gaçes dhe Ronela Hajatit
0

“Doni t’i bëni paratë pa djersë e duke lënë të këndojë CD-ja për ju.” Përplasje qëndrimesh mes Aurela Gaçes dhe Ronela Hajatit

0
0

A mund të bëhen të gjithë këngëtarë? Shqipëria po tregon se me strategji, marifete teknologjike dhe taktika të ndryshme të gjithë mund të “korrin sukses” dhe të marrin para të vërteta.

Tregu muzikor shqipëtar është fraksionuar në dy kategori këngëtarësh. Në “këngëtar live-i” dhe të ashtuquajturit “performues” të cilët në fakt shpesh herë me apo pa dashjen e tyre u është vërtetuar se nuk kanë kapacitet të këndojnë për së gjalli. Pra me orkestër mbrapa e pa superpozim.

Ky fakt që tashmë po bëhet standard i pakontestuar askund ka revoltuar jo pak një rradhë të gjatë personazhesh, të cilët i kanë kushtuar jetën muzikës së vërtetë dhe dallojnë me talentin e tyre të gjallë e të prekshëm, pa nëvojën e shtysave si klikimet e blera, apo suportit me DJ në koncerte live.

Më konkretisht, gjatë ditës së djeshme, një mesazh i gjatë i këngëtares së njohur Aurela Gaçe, bëri një bujë të madhe mediatike. Aurela foli hapur kundër kolegëve që sipas saj vjedhin hapur publikun, duke lënë të këndojë CD-ja në vend të tyre. Kur në fakt sipas Gaçes të kënduarit live për një këngëtar, është A-ja e profesionit dhe një detyrim bazik ndaj publikut të pranishëm.

Gjithnjë e më shumë klipe shqipëtare të publikuara në Youtube, po marrin një numër marramendës klikimesh. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur shikimet kanë qenë me miliona, ndersa pëlqimet vetëm disa qindra. Ndërsa reagimet me komente dhjetra herë më të pakëta.

Sipas Aurela Gaçes, publiku është i mashtruar në plotë raste dhe në eventet “Live” duhet të kërkojë paratë e biletës mbrapsht.

Por në kontadiktë me qëndrimin e Aurelës, kemi më herët, një pohim të njërës prej këngëtareve më në zë të momentit. Pikërisht Ronela Hajatit, e cila thotë se “nuk është thjesht detyrë, ajo që bën, por duhet edhe të zbavitesh” fjalën e ka gjatë performancës pra. Ndërkaq që duket me sy të lirë se ajo nuk po këndon live. Pra ky në thelb është edhe një kondrapunt mes dy gjeneratave të këngëtareve. Që jo detyrimisht kundërshtojnë drejpërdrejt njëra-tjetrën, por që kanë qëndrime shumë të kundërta për të njëjtën gjë. Pra pikërisht për punën e tyre.

Zonja dhe zotërinj, ka vetëm një tregues profesional, që tregon cilësinë dhe suksesin e një këngëtari. Treguesi i pakundërshtueshëm është aftësia e një këngëtari, për të bërë punën e tij, pra të këndojë LIVE. Nëse nuk këndon dot me publikun para dhe me orkestrën mbrapa, atëherë gjithçka e ngritur rreth tij, në skenë, rrjete sociale e media është një fallcitet pa kurrfarë vlere.

Sot në 2018, dy probleme vendosin një pikëpyetje të madhe mbi vlerat e tregut muzikor shqipëtar. E para pazotësia artistike, krijuese dhe performuese dhe e dyta amplifikimi i popullaritetit me klikime të blera. Në thelb nuk është asgjë më shumë se sa një luftë vlerash, mes punëtorëve të vërtetë dhe atyre që abuzojnë me një publik të gënjyer.

Ne foton e shperndare nga une,ajo me gjuhen jashte e e si me nerva pakez😂,komentoi edhe ky zoteria e donte ta gjente pergjigjen e dicitures,edhe me beri cudi sepse mendon se e kam inatin me DJ , se gjasme ai s'ka luajtur kengen e duhur. Deri ketu ne rregull, por se si u ndjeva kur e lexova…me shpoi syte ..edhe thashe me vete, po ky akoma se ka marre vesh qe une s'kam pune me DJ? Akoma se di ku boti,qe une s'kam pune me DJ por kam me vete nje ushtri me njerez qe rrine pince ne skene e jashte skene ,me kamiona me foni e inxhinier zeri? Pastaj thashe,s,ka faj. Ka pare aq shume "hartiste" ne kete vend qe jane live ne skene keshtu reale dmth, por te kenduarin e ben CD-ja. Aq shume e bejne sa tani ketij e shume njerzve kjo gje u duket normale. Aq normale sa as nuk u ben pershtypje qe keta super emrat tane, pa pike turpi thone ne mes kenges ,hajde hopa e zeri I incizuar vazhdon kendon.. Me pare,çoku mundoheshin ta fshihnin genjeshtren, kurse sot? Fareeeee. Hapur. Edhe publiku nuk reagon🤔…shkon ne club te degjoje CD, Ose listen direkt nga Utube..ka edhe njerez qe rrine ne skene sa per sy e faqe. KA NGA ATA QE FLASIN E BEJNE MORAL PER ARTIN, POR PARATE NEPER CLUBE PREFEROJNE TI MARRIN PA U DJERSITUR. SE NORMAL ,LODHET CD-JA. PSE TE LODHEN ATA( nderkohe kjo eshte detyre ndaj atij qe vjen harxhon kohe e para te te shohe ty). ORE JU ARTISTET E B…. ESHTE DETYRE MORE TE JENI LIVE. ESHTE A-ja edhe ZH-ja. Eshte si "buka qe behet me miell" …mund ti hedhesh Fara e c'te duash, por A-ja eshte mielli. Provojeni bejeni kete ne ate boten qe aq shume e permendni, ta shohim se si I pari publiku do te kerkoje mbrapsht parate e biletes. Ju tallni b…deri sa te dale ndonje t'ja u kercase ndonje mikrofonin kokes per mashtrim ( se ashtu ashtu nuk ju duhet ). Po prisja kete pune ta bente gazetaria jone, por meqe e dine e nuk u behet vone,nuk me ngelet gje tjeter vetem ta them cope. 2018 e akoma te flitet per playback??????? Si ndihen Elita 5 , Aleksander Gjoka e shume te tjere qe perballen me mashtruesit? Une e thashe meqe ky boti me hodhi poshte punen j0 sepse do, por sepse ashtu mendon qe nje kengetar del e ka DJ NGA mbas. Kaq

A post shared by new song #tedua❤️ (@aurelagaceofficial) on

Link: https://www.instagram.com/p/Bmjk2dQAoFZ/?taken-by=aurelagaceofficial

O zemraaaaa !!! Is not just duty…. is having fun! 🔥

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial) on

Link: https://www.instagram.com/p/BmYvyTtHoHp/?taken-by=ronelahajatiofficial

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjUkW7FH6O0/?taken-by=ronelahajatiofficial / https://www.instagram.com/p/BmeRH5GgiEw/?taken-by=aurelagaceofficial