Home ShowBiz E kapën “mat” me unazë në gisht, Genta flet për fejesën
E kapën “mat” me unazë në gisht, Genta flet për fejesën
0

E kapën “mat” me unazë në gisht, Genta flet për fejesën

0
0

Ish-konkurrentja e ‘Big Brother’, është një nga personazhet më të përfolur të showbiz-it shqiptar. Genta Gjalpi disa ditë më parë e çaktivizioi profilin e saj në Instagram, por e rihapi sërish dhe filloi të publikonte foto nga përditshmëria e saj, por në modalitetin privat tashmë.

Në një foto që Genta kishte postuar në krah të së ëmës, shumë fansa vunë re se ajo mbante një unazë në gishtin e fejesës dhe kështu nisën aludimet se ish-banorja ishte fejuar.

Së fundmi, Genta u është përgjigjur disa pyetjeve të fansave dhe njëri prej tyre e ka pyetur atë nëse është e vërtetë që ajo i ka dhënë fund beqarisë. “Jo, unaza është dhuratë nga një mike, akoma asgjë e re”, është përgjigjur Genta, duke hedhur poshtë lajmin e një fejese të mundshme.

genta

genta1

Link: https://www.instagram.com/genta.91/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/genta.91/