Home ShowBiz Pasi e dogji rrjetin me klipin seksi, Enca shpërthen ndaj artistëve që nuk e mbështesin
Pasi e dogji rrjetin me klipin seksi, Enca shpërthen ndaj artistëve që nuk e mbështesin
0

Pasi e dogji rrjetin me klipin seksi, Enca shpërthen ndaj artistëve që nuk e mbështesin

0
0

 

Mesa duket e famshmja Enca i është rikthyer “betejës” me kolegët dhe artistë të tjerë që nuk mbështesin punën e saj. Këtë herë këngëtarja paralajmëron që do të marrë masa dhe do t’i heqë nga Instagrami të gjithë ndjekësit “fantazmë”.

Pak më parë ajo ka publikuar në Instastory disa video ku fillimisht tregon arsyen se pse ndjek shumë pak njerëz në këtë rrjet social, për të rrëfyer më pas se shumë personazhe i kanë shkruajtur mesazhe që Enca t’u kthejë “follow”-in, të cilët i ka mbështetur në punën e tyre, pa marrë asgjë në këmbim!

Për këngëtaren këta lloj ndjekësish janë thjesht fantazma sepse përveç se nuk e mbështesin, ata nuk bëjnë as komente dhe as pëlqejnë postimet e saj, pra janë inekzistentë.

Kështu ka ardhur koha për disa ndryshime, ku Enca preferon të heqë të gjithë “fantazmat” siç edhe ajo i quan. Më pas këngëtarja që së fundmi ka lançuar këngën “Rendez Vous” tregon se një “follow” në Instagram nuk ka shumë rëndësi dhe vetë ajo nuk bën shumë të tillë pavarësisht se mund të ketë plot miq.

Por nuk e ka lënë me kaq, më tej këngëtarja ka publikuar edhe një shkrim në Instastory:

“Me më shumë qejf kisha bo follow fansa sesa hipokrita”.

Mjaft e zhgënjyer dhe nervoze me disa persona që nuk i cilëson me emër. Mesa duket Enca do fillojë të rrallojë 1.8 milion ndjekësit e saj.

1855844984849114511_192411214

Link: https://www.instagram.com/enca/

https://www.instagram.com/p/Bm87AXAHee9/?taken-by=enca

Link: https://www.instagram.com/p/Bm87AXAHee9/?taken-by=enca

https://www.instagram.com/p/Bm-mo4Rn4zA/?taken-by=enca

Link: https://www.instagram.com/p/Bm-mo4Rn4zA/?taken-by=enca

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bm6W6LCnjU1/?taken-by=enca