Home ShowBiz Gjen një unazë me gurë të çmuar në derë. Kush e surprizoi Luana Vjollcën?
Gjen një unazë me gurë të çmuar në derë. Kush e surprizoi Luana Vjollcën?
0

Gjen një unazë me gurë të çmuar në derë. Kush e surprizoi Luana Vjollcën?

0
0

Kur flasim për Luana Vjollcën, duhet të kemi parasysh edhe shpurën e madhe të adhurueve dhe admiruesve të cilët gjejnë frymëzim në sukseset e njëpasnjëshme të divës së tyre.

Koncertet e shumta të këtij sezoni të nxehtë, nuk e kanë ndalur moderatoren dhe këngëtaren seksi, të punoj fortë për projektet e reja artistike dhe televizive. E në fakt sipas postimeve të bërë nga vetë Luana në instagram, shihet se ajo është rikthyer në zyrë dhe në studion e regjistrimit, ku po punon deri në orët e para të mëngjesit. Për Luanën gjithashtu parashikohet një sezon televiziv spektakolar, detajet e të cilin bukuroshja preferon t’i ruaj për më vonë.

Por pas një dite të stërzgjatur pune dhe lëvizjesh të njëpasnjëshme, Luana teksa është kthyer në shtëpi, ka gjetur në derë një unazë floriri, të mbështjellë në një mesazh mjaft të ndjerë nga një fanse e dedikuar.

“Sot nuk është ditëlindja jote, por dua që të ta uroj e para. Festofsh edhe plot të tjera drita ime. Lumturia, dashuria, shëndeti dhe suksesi, qofshin gjithmonë me ty. Shpresoj të të pëlqejë dhurata ime e vogël. Të do pafund Diellza jote.”, shkruhet në mesazhin që shoqëronte unazën.

“Arsyeja pse nuk ndalem” ka shkruar Luana mjaft e emocionuar nga kjo surprizë, që e ka fotografuar për ta ndarë me ndjekësit.

1857003033064320537_28256874 1857006307364526933_28256874

Link: https://www.instagram.com/luanavjollca/

https://www.instagram.com/p/BnEHf-FnSau/?taken-by=luanavjollca

Link: https://www.instagram.com/p/BnEHf-FnSau/?taken-by=luanavjollca

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BlvhbsjHIEq/?taken-by=luanavjollca