Home ShowBiz “Kur rri Rudina me gafat e saj në tv, edhe mund të…” Linda Rei thumbon keq Rudina Magjistarin
“Kur rri Rudina me gafat e saj në tv, edhe mund të…” Linda Rei thumbon keq Rudina Magjistarin
0

“Kur rri Rudina me gafat e saj në tv, edhe mund të…” Linda Rei thumbon keq Rudina Magjistarin

0
0

Për shkak të deklaratave të saj të drejpërdrejta dhe kontraverse Linda Rei është shndërruar shpesh herë në kryetemë në media. Të gjithë e mbajnë mend debatin shumë të përfolur të gati një vit më parë midis Rudina Magjistarit dhe Linda Reit, ku kjo e fundit u revoltua kur Rudina i tha live në emision se i përkiste komunitetit trans, ndërsa Linda nuk e pranonte të cilësohej si e tillë pasi ka kryer operacionin e ndërrimit të organit seksual.

E megjithatë, prej një kohe të gjatë, asnjë nga palët nuk kishte folur më për njëra-tjetrën. Por duket se Linda e ka rikujtuar edhe njëherë faktin që nuk i ka aspak marrëdhëniet e mira me Rudinën.

Së fundmi, nëpërmjet një shkrimi në Instastory, Linda ka ironizuar të gjitha reperet shqiptare, për të cilat ka thënë se janë njësoj dhe duhet të përpiqen të bëjnë muzikë me talent.

Madje ajo ka krahasuar me ironi veten e saj me Rudinën, duke thënë se edhe ajo mund të bëhet moderatore përderisa “Rudina është akoma aty me gafat që bën”. “Sikur unë nesër të bëhem moderatore në Top Channel, në Klan, po se gafat që bën Rudina dhe është akoma aty do të thotë që edhe unë mund t’ja dal”, është shprehur ajo. “… Ishte shaka që të dramatizoja pak çfarë kam shkruar, por seriozisht po më bëni të qesh se kush bën rap e ka nga shpirti dhe rruga, por jo nga ajo rruga që të çon nga shpia në night club…”, ka përfunduar ajo.

1860586781565775070_3907980465

Link: https://www.instagram.com/badgirlrei/

https://www.instagram.com/p/BlbCW4TAP-z/?taken-by=badgirlrei

Link: https://www.instagram.com/p/BlbCW4TAP-z/?taken-by=badgirlrei

https://www.instagram.com/p/BkQ8-SEAC10/?taken-by=badgirlrei

Link: https://www.instagram.com/p/BkQ8-SEAC10/?taken-by=badgirlrei

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bl3rUPEnPbM/?taken-by=badgirlrei