Home ShowBiz Burt Reynolds ndahet nga jeta, teksa po xhironte filmin e ri
Burt Reynolds ndahet nga jeta, teksa po xhironte filmin e ri
0

Burt Reynolds ndahet nga jeta, teksa po xhironte filmin e ri

0
0

Eshtë ndarë nga jeta në moshën 82 vjeçare nga një atak në zemër aktori me famë ndërkombëtare Burt Reynolds.

Reynolds ishte i njohur për rolet e tij në Smokey dhe Bandit të vitit 1977, Striptease e vitit 1996 dhe Boogie Nights e vitit 1997. Boogie Night i dha atij edhe nominimin për çmimin Oscar.

82-vjeçari po filmonte filmin e ri ‘Once Upon a Time in Hollywood’ në bashkëpunim me regjisorin Quentin Tarantino dhe kastë aktorësh si:Margot Robbie, Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio. Filmi pritet të transmetohet në vitin 2019.

I cilësuar si ylli i fundit i kinematografisë, Reynolds ka vuajtur edhe më parë nga zemra dhe në vitin 2010 iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=inPnIh_uai0

Burimi i lajmit: https://www.bbc.com/news/entertainment-arts-45441860

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/Burt.Reynolds.Fan.Club/photos/a.1018250431590697/1643960272353040/?type=3&theater