Tejet i çuditshëm dhe absurd qëndrimi i transgjinores Linda Rei ndaj Alba Hoxhës, balerinës e cila jep motin në “Tv Klan” si dhe përflitet dashura e koreografit Albi Nako.
Linda ka pasur mundësi të njohë Albin sepse mori pjesë në disa puntata te spektakli “Dance with me” vitin e kaluar.
Më pas, ajo zgjodhi të largohej duke akuzuar produksionin se nuk arriti t’ia plotësojë të gjitha kërkesat. Jeta e Linda Reit ka vijuar me skandale dhe me detaje për të tërhequr vemendjen e publikut. Ajo vazhdimisht tregon për lidhje me djem seksi, muskulozë dhe gjithë tatuazhe. Rrëfen për jetën luksoze që bën me ta, për pushimet e shtrenjta dhe dhuratat.
Ndërkohë, këto kohë po ngacmon pa fund Alba Hoxhën e cila tashmë ka hyrë me të dyja këmbët në botën e televizionit, si fillim duke dhënë motin. Alba, nga ana e saj, përpiqet që të provokojë ndjekësit me video me humor dhe foto interesante. Por nuk është femër vulgare, nuk bën gjëra të ekzagjeruara.
Mbetet ajo vajza e ëmbël dhe shpesh me sens të lezetshëm humori. Atëherë lind pyetja, pse i është qepur Linda Rei Albës? Cila është arsyeja e fotove të mëposhtme?
Link: https://www.instagram.com/badgirlrei/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BlbCW4TAP-z/?taken-by=badgirlrei