Home ShowBiz Alban Skënderaj thyen tabutë me notat që i ka kushtuar “Leas”
Alban Skënderaj thyen tabutë me notat që i ka kushtuar “Leas”
0

Alban Skënderaj thyen tabutë me notat që i ka kushtuar “Leas”

0
0

Rikthehet Alban Skënderaj me një këngë në stilin e tij. Sa poetike aq edhe ritmike. Sa e ndjerë aq edhe shpërthyese.

Protagoniste në klip është një vajzë e bukur e cila ka huazuar emrin e saj si titull i këngës, “Lea”.

Ulje ngritjet e një moshe delikate, në një periudhë kohe jo shumë miqësore për rininë janë edhe motivi i kësaj kënge.

Konfuzioni, problemet në shkollë, problemet në shtëpi, zhbalancimet në dashuri e shoqëri dhe një rrokapujë zhvillimesh të shpejta që supozohet ta gjunjëzonin Lean. Por në realitet e shndërrojnë në një person edhe më të fortë edhe më të vendosut, për të kapërcyer hendeqet e mendësisë që kufizojnë jo vetëm jetën e saj, por edhe jetën e shumë vajzave si ajo.

Albani ka ditur me anë të krijimit të tij të ri, të bëhet zëri i ndërgjegjies së njerëzve të tillë që nuk gjunjëzohen kollaj.

Lea kërcen. Kërceni edhe ju!

Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=x_y_-9yo71A