Home ShowBiz Seldi sqaron ndarjen nga Mimoza. Ja çfarë ndodhi mes tyre
Seldi sqaron ndarjen nga Mimoza. Ja çfarë ndodhi mes tyre
0

Seldi sqaron ndarjen nga Mimoza. Ja çfarë ndodhi mes tyre

0
0

Një nga lajmet më të bujshme në mediat rozë ka qenë pikërisht ndarja e Seldit nga Mimoza Shkodra e cila u komentua gjatë.

Fillimisht u aludua për ndarjen e tyre, pasi ata kishin fshirë nga rrjetet sociale fotot që kishin së bashku dhe më pas miqtë e tyre konfirmuan se çifti ishte ndarë. Sipas tyre shkak i ndarjes është bërë distanca pasi Seldi jeton në Tiranë dhe Mimoza në Zvicër.

Mbrëmjen e djeshme Seldi ka folur për herë të parë për ndarjen nga Mimoza teksa ishte i pranishëm në spektaklin ‘Dance with me”.

“Faktikisht ne nuk jemi më me njëri-tjetrin. Faleminderit shumë për kohën e bukur që kaluam bashkë. Kështu ka qenë e shkruar. Gëzoj një respekt të veçantë për Mimozën dhe familjen e saj”, u shpreh Seldipas performancës së tij.

Link: https://youtu.be/3I8YaJxh_3s?t=323

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bn1Zdh3gSID/?taken-by=seldi__qalliu