Home ShowBiz West Side Family mes melodisë dhe luksit, sjellin “E imja” suksesin e rradhës
West Side Family mes melodisë dhe luksit, sjellin “E imja” suksesin e rradhës
0

West Side Family mes melodisë dhe luksit, sjellin “E imja” suksesin e rradhës

0
0

Tinguj latinë dhe ritëm hip-hop, stil class dhe luksoz deri në dehje. Projekti i ri i West Side Family, na i sjell shumë ndryshe djemtë.

Pas rikthimit të tyre me këngën “Beso”, një dedikim poetik ndaj të ndjerit Dr. Flori, WSF mbajtën zgjuar verën me këngën “Komshia” ku thjeshtësia mbizotëronte si në këngë edhe në klip.

Ndërsa kënga e fundit “E imja”, është shumë më e rrafinuar dhe djemtë shpalosin sharmin e tyre mashkullor, ndaj një bukuroshe fatlume së cilës i takon thjesht të shijojë gjithçka që i serviret me bujari dhe devotshmëri.

Miri ose siç njihet ndryshe Xhiku vogël, që në fillim të këngës repon pas një ritmi që është krijuar saktësisht për fjalët e tij nga Elgit Doda dhe Alban Kondi.

Landit i përket refreni dhe pjesa më e paharrueshme e këngës, klipi i së cilës është realizuar me profesionalizëm dhe përkushtim, në frymën e filozofisë së kahershme të West Side Family.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=fKa3bQbmoLo

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BndlA5XF7YN/?taken-by=landifornia