Noizy dhe disa pjestarë të Babastars u konfliktuan keq rreth dy vite më parë. Albert Krasniqi shtiu armë zjarri mbi reperin e famshëm, duke e lënë të plagosur. Në këtë sherr ishin pjesë edhe Cozman dhe Skivi.
Përpara dy ditësh, Noizy dhe Albert Krasniqi kanë dalë para gjykatës, ku po mbahej seanca gjyqësore pikërisht për këtë çështje. Reperi shqiptar kërkoi falje mbi veprimet e tij dhe Albert Krasniqi më vonë hodhi një foto bashkë me reperin ku shkruante se ishin bërë ‘vëllezër’.
Ditën e sotme është mësuar vendimi i gjykatës, ku Noizy është dënuar me 2 mijë euro gjobë për incidentin që ndodhi në mes të Prishtinës.
Ndërsa Krasniqi u dënua me 6 muaj burgim, me mundësinë për t’i shlyer në para. Po ashtu, ai mori një dënim shtesë, prej 8 mijë eurosh për vepra të tjera të përmbledhura në aktakuzë.
https://www.instagram.com/p/Bn1S2hhlB8g/?taken-by=albertkrasniq
Link: https://www.instagram.com/p/Bn1S2hhlB8g/?taken-by=albertkrasniq
Link: https://www.youtube.com/watch?v=SAeRcPsvxc0
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkuWQnwl5JV/?taken-by=noizy