Pas largimit të partneres së e tij nga Shqipëria reperi i njohur Stresi, po kalon një nga momentet më të vështira.
Kejsi ka arritur tashmë në Kanada, aty ku ka jetuar dhe studiuar prej vitesh.
Bukuroshja brune ka publikuar disa foto në Instagram, ku tregon se më në fund ka mbërritur në qytetin e saj.
Pavarësisht se gjysma tjetër ndodhet në Shqipëri, Kejsi lë të kuptohet se Kanadaja për të është si shtëpia, pasi ka kaluar aty pjesën më të madhe të kohës.
Por si po e përjeton Stresi, këtë largim?
Reperi ka gjetur ngushëllim në krahët e familjes.
Stresi është takuar me vëllain e tij, Reneo Lushaj, me të cilin ka publikuar një foto në Instagram.
“Rrallë e për mall. Vëllai e do vëllain afër në momentet më të vështira”, ka shkruar Stresi.
Link: https://www.instagram.com/bkc___/
Link: https://www.instagram.com/stresi/
Link: https://www.instagram.com/p/Blr2QkMhOsE/?taken-by=bkc___
Link: https://www.youtube.com/watch?v=mqP5i5MmiAo
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BneArDhntc6/?taken-by=stresi