Home ShowBiz Si rrallëherë Ronela Hajati flet për prindërit
Si rrallëherë Ronela Hajati flet për prindërit
0

Si rrallëherë Ronela Hajati flet për prindërit

0
0

 
E ftuara e rradhës në programin “Pop Culture” ka qenë këngëtarja e njohur Ronela Hajati ishte, e cila për rreth 15 minuta u është përgjigjur pyetjeve që Andi kishte për të.

Ndonëse daljet e saj në intervista nuk janë të rralla, fjalët e Ronelës për të ëmën kanë qenë të tilla.

Meri, siç e thërret ajo, duket se ka qenë mbështetja më e madhe e këngëtares edhe pas humbjes së të atit, pak vite më parë.

“Meri është grua zonjë, jo se e them unë se është mami im, por se kështu është! Është nga ato nëna, që sikur fëmija më i prapët t’i bie e kthen në një njeri me goxha bagazh”, – ka thënë ndër të tjera këngëtarja. “Mami ka qenë më konservatore se babi. Babi ka qenë pak më liberal”.

Duke u ndalur te babai i saj, Marash Hajati, Ronela ka shprehur dëshirën për të bërë një baladë për të.

“Unë dua t’i bëj njerëzit të kërcejnë. Edhe kur bëj ndonjë baladë i fus ndonjë element që të lëvizin. Po kështu baladë, baladë… kam prej vitesh dëshirë te bëj një baladë dedikuar babait tim. Po se bëj se e di që atë ditë që do e bëj do jem e shkatërruar totalisht”, – ka treguar Ronela.

https://www.instagram.com/p/BoBzV7tj3Jh/?taken-by=pop_culture_tch

Link: https://www.instagram.com/p/BoBzV7tj3Jh/?taken-by=pop_culture_tch

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bl5xtMLHwUn/?taken-by=ronelahajatiofficial