Home ShowBiz Tre vite të vështira por…Landi i West Side surprizon me lajmin e ri
Tre vite të vështira por…Landi i West Side surprizon me lajmin e ri
0

Tre vite të vështira por…Landi i West Side surprizon me lajmin e ri

0
0

17 Nëntori 2014 është një datë e hidhur për grupin e njohur West Side Family. Në këtë datë humbi jetën Dr. Flori, e së shpejti mbushen plotë 3 vite nga ajo ditë.

Dy shokët e tij të grupit, nuk e kanë harruar, madje e kujtojnë shpesh me fotot që postojnë.

Në një foto të postuar ditën e sotme në Instagram, Landi shkruan se pas 17 Nëntorit kanë kaluar tre vite shumë të vështira, por grupi kurrë nuk ka ndaluar, duke sjellë plot tre projekte shumë të sukseshme: “Beso”, “Komshia” dhe “E imja”.

Mesa duket vendin e Florit në grup e ka zënë vëllai i tij Albani.

“3 vite shumë të vështira pas 17 Nëntorit 2014. Shumë (mua përfshirë) menduan që ky është knockout për WestSideFamily.
Ashtu dukej dhe ndihej nfakt.
3 projekte shumë të mira erdhën pas dramës dhe sërish ishin 3 që filluan dhe po vazhdojnë.
3 duket të jetë numër i suksesshëm.
3 pika për retiçencë”, ka shkruar Landi krah fotos së publikuar.

https://www.instagram.com/p/BoD53EAlwm0/?taken-by=landifornia

Link: https://www.instagram.com/p/BoD53EAlwm0/?taken-by=landifornia

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BnbhwbGlI0x/?taken-by=landifornia