Kush e ka mësuar të flas shqip Chiara Ferragni. Olti Curri zbulon të fshetën e videos virale
Blogerja e famshme Chiara Ferragni teksa ushqente të birin u dëgjua të fliste shqip, ose ndoshta kjo na u la të besohej nga një sërë portalesh gjatë ditës së djeshme.
Pasi vogëlushi kishte ngrënë, blogerja dëgjohej që e përgëzonte në italisht ndërsa nga ana tjetër , në fund të videos, shumë shqiptarë (po të shihni edhe në fotot e postuara nga Olti Curri) shprehen se e kanë dëgjuar Chiarën të thotë “shumë mirë” në gjuhën shqipe, ndërsa disa të tjerë mendojnë se ajo ka thënë “piu o meno”, “pak a shumë” në italisht, por tingëllon e ngjashme me fjalën shqipe.
Rreth kësaj ngjarje, zbulimet më funny i ka bërë pikërisht Olti Curri teksa ka organizuar një poll në Instagramin e tij.
Në foton e postuar Olti shkruan me humor: “Zbulohet kush i mësoi shqip Chiara Ferragnit… ajo është Dua Lipa”.
Megjithatë logjikisht Ferragni përveç “piu o meno”, nuk duket të ketë thënë fjalë tjetër. Ndiqni më poshtë videon:
Link: https://www.instagram.com/olticurri/
Link: https://www.instagram.com/olticurri/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BoRD9_DH-h9/?taken-by=chiaraferragni