Bora Zemani do të shfaqet së shpejti në TvKlan në një format të ndryshëm nga ato që ka prezantuar më parë.
Në një intervistë për “Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj, moderatorja bukuroshe ka rrëfyer se si i erdhi oferta për të prezantuar pranë Arditit dhe nëse ka ‘vjedhur’ vendin e Andresës.
Pjesë nga biseda
Bora Zemani: Jam shumë e lumtur me të dielën shqiptare. Do jem pjesë e Këngës Magjike.
Rudina Dembacaj: Nuk është se ja fute Andresës me shkelm?
Bora Zemani: Jo, Andresën xhan.
Rudina Dembacaj: Si të erdhi propozimi?
Bora Zemani: Ishte shumë e thjeshtë. Thjesht një telefonatë nga Arditi. U takuam në zyrë, më tha çfarë kishte për të thënë, më propozoi të gjithën se për çfarë bëhej fjalë. As ‘po’ nuk thashë. Absolutisht që do thoja ‘po’.
Rudina Dembacaj: Ishte e vetmja ofertë që të erdhi pas heqjes dorë nga Digitalb?
Bora Zemani: Jo, kam patur dhe oferta të tjera por kjo e Këngës Magjike dhe e Arditit ishte e veçantë për mua sepse ka qenë idhull për mua, kështu që nuk mund ti thoja jo. Për mua ishte mundësia më e mirë.
Link: https://youtu.be/K4Y9n9atZQw?t=1691
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bn_JygyhEE0/?taken-by=borazemani