Home ShowBiz Blerina, bashkëshortja e Dr. Florit tregon historinë prekëse të djalit të saj Daniel
Blerina, bashkëshortja e Dr. Florit tregon historinë prekëse të djalit të saj Daniel
0

Blerina, bashkëshortja e Dr. Florit tregon historinë prekëse të djalit të saj Daniel

0
0

Duke qënë se kemi hyrë ne muajin e Sindromës Dawn të gjithë kanë nisur mesazhet sensibilizuese. Këtë gjë ka bërë edhe bashkëshortja e Dr. Florit, Blerina me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Blerina ka treguar të gjithë historinë e djalit te saj të vogël Daniel, i cili është i prekur nga Sindroma Down.

Une quhem Daniel Kondi dhe jam vetem 15 muajsh. Babi im mori vesh gjithçka 3 dite perpara se une te nisja rrugetimin tim ne barkun e mamit, madje edhe emrin tim Daniel qe me pelqen kaq shume. Rrugetimi im ishte shume i bukur, siç eshte i te gjitha bebeve! Mami im me shihte shpesh kur une isha tek barku i saj permes ekos…Kisha vetem 4 muaj qe isha krijuar kur mjeku i tha mamit dhe babit se kocka e hundes time nuk dallohej mire dhe une mund te kisha nje kromozom me shume se femijet e tjere…I degjoja tek diskutonin me njeri-tjetrin madje shpesh here edhe qanin…por ata ishin mami e babi im ndaj vendosen qe une te vazhdoja te isha bebja e tyre dhe panvaresisht çdo gjeje do me donin shume.
Diten qe erdha ne jete nuk do ta harroj kurre qe babi me mori ne krahe dhe tha: “Daniel, babi te do shume shume, ti je shume i çmuar per mua!” A nuk kam te drejte te mburrem me babin tim? A nuk kam te drejte te them se ai eshte heroi im? Ai sot nuk jeton me por ja ku jam une qe jetoj per te! Kromozomi im nuk e zvogeloi dashurine e tij per mua, perkundrazi e shtoi edhe ne shume.
Keshtu une erdha ne jete dhe njoha motren time Kaltrinen dhe tani mund te luaj me lodrat e mia, te perplas duart sa here qe me thone “Braaavooo Daniel!”, te kercej kur degjoj kenget e mia te preferuara dhe me kryesorja te degjoj fjalet e bukura te mamit tim e cila me thote shpesh qe jam nje bekim i madh, dhurata me e bukur qe Zoti i dhuroi!

Një histori shumë prekëse!

https://www.instagram.com/p/BoZk5JPi0mQ/?taken-by=blerina.2.3

Link: https://www.instagram.com/p/BoZk5JPi0mQ/?taken-by=blerina.2.3

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BixKrKCFzkK/?taken-by=blerina.2.3