Home ShowBiz Adelina Tahiri organizon një festë, vetëm 40 ditë pas lindjes së Jonin
Adelina Tahiri organizon një festë, vetëm 40 ditë pas lindjes së Jonin
0

Adelina Tahiri organizon një festë, vetëm 40 ditë pas lindjes së Jonin

0
0

Këngëtarja shumë e njohur për publikun shqiptar, Adelina Tahiri, u bë nënë për herë të parë në 27 gusht të këtij viti.

Ajo solli në jetë vogëlushin Jon dhe gëzimin për lindjen e tij e ndau me të gjithë ndjekësit në Instagram nëpërmjet postimeve të ëmbla ku tregonte të birin, pa e publikuar fytyrën e tij.

Sot mbushen plot 40 ditë që nga lindja e të voglit dhe këngëtarja ka ndarë me të gjithë një postim ku tregon se në shtëpinë e saj po festohet.

Adelina i ka bërë të birit një tortë të këndshme të personalizuar me emrin e tij.

Siç e shohim në foto, torta është dekoruar me ëmbëlsira të vogla dhe pupla të bardha.

https://www.instagram.com/p/BojXwe-lqI8/?taken-by=adelina_tahiri1

Link: https://www.instagram.com/p/BojXwe-lqI8/?taken-by=adelina_tahiri1

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BdC2w_kFUuW/?taken-by=adelina_tahiri1