Përveç karrierës së saj muzikore Anxhela Peristeri është përfolur edhe për jetën e saj private. Madje para disa kohësh ra në sy një unazë që mbante në dorë Peristeri, dhe kështu nisën thashethemet se këngëtarja mund të ishte fejuar.
I ftuar në emisionin “Rudina”, Olti Curri ‘hodhi dritë’ mbi këto dyshime. Ai u shpreh se gjithçka ndodhi në ditëlindjen e Anxhela Peristerit, ku ju dha urdhër të mos bënin foto.
“Kam qenë në ditëlindjen e Anxhelës para pak kohësh dhe urdhri ishte ‘Mos bëni asnjë foto’. Ajo unaza më pëlqen shumë dhe i rri shumë mirë Anxhelës,”- tha Olti ndërsa Rudina Magjistari shtoi se presim lajme të reja nga Anxhela.
“Jo, do presim që të zihem me Anxhelën që të nxjerr fotot,”- vijoi më tej Curri me shaka.
Link: https://youtu.be/h2Tpyy3sOQA?t=1323
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BodhjmVHWgQ/?taken-by=anxhelaperisteriofficial_ / https://www.instagram.com/p/BoRgre-BTrY/?taken-by=olticurri