Home ShowBiz Bëhet me djalë, kryebashkiaku tregon se si do jetë emri i të birit
Bëhet me djalë, kryebashkiaku tregon se si do jetë emri i të birit
0

Bëhet me djalë, kryebashkiaku tregon se si do jetë emri i të birit

0
0

Dje në kryeqytet u zhvillua për të tretin vit radhasi Maratona e Tiranës, ku morën pjesë 2500 garues nga më shumë se 40 vende të botës.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryebashkiaku Erion Veliaj falenderoi të gjithë pjesëmarrësit për bashkëpunimin, ku edhe u uroi suksese në garën e sotme. Gjatë fjalës së tij, Veliaj i ka thënë fund dyshimeve se nëse do të merrte pjesë në garë duke u shprehur se kësaj here do të bënte ‘pas’ për të kaluar nga maternitetit, pasi vetëm ditën e djeshme është bërë baba i një djali.

A do marr unë pjesë në maratonë sivjet?

Edhe unë jam për një maratonë. Por ngaqë dje u bëra me djalë do të shkoj në maternitet. Ju kërkoj ndjesë por këtë vit do t’ju bëj ‘pas’.

I pyetur nga moderatori i eventit mbi emrin e djalit, Veliaj është shprehur se për të zbuluar emrin e djalit do t’i duhej edhe miratimi i mamasë, por e sigurt është që emri i tij është shqiptar dhe pak “tirons”.

Do ta them pas pak, se dua të konsultoj mamanë e djalit. E sigurt që do të jetë emër shqiptar dhe pak “tirons”. Tha lali Eri shumë i lumtur.

Link: https://www.youtube.com/watch?time_continue=61&v=PlKGMbDsDUU

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BnCGqRvBua8zkixS6G6nMC2YvXYFUH1ihPerJc0/?taken-by=ajolaxoxa