Home ShowBiz “Në Portokalli ka njerëz që e hanë bukën kot”, E fortë deklarata e Enedës
“Në Portokalli ka njerëz që e hanë bukën kot”, E fortë deklarata e Enedës
0

“Në Portokalli ka njerëz që e hanë bukën kot”, E fortë deklarata e Enedës

0
0

Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa është jo vetëm një divë në skenën e këngës, por edhe një personazh i angazhuar në projekte të ndryshme televizive.

Teksa ka qenë e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” të Rudina Dembacajt, Eneda Tarifa ka habitur me deklaratën e saj kur pyetet se kë do të pushonte nga puna nëse do të ishte një ditë drejtoreshë e Portokalli.

“Nuk besoj se dua të krijoj dhe të bëj armiq në këto momente kështu që besoj se do mbetet për të ta thënë në kafe. Ka njerëz që hanë bukë kot”, u shpreh Eneda.

Edhe pse këngëtarja preferoi të mos përmendte një emër nga personat që do të pushonte nga puna, na tregoi se kë pëlqen më shumë.

“Vend të veçantë mban Flori, i cili është shumë i talentuar, një njeri me shumë dimensione që di të krijojë karaktere dhe pse nuk ka bërë një shkollë për aktrim. Këta njerëz që ecin vetë dhe vetëm me punën e tyre, unë i adhuroj. Me një respekt dhe mall të veçantë, ne vazhdojmë miqësinë me familjen e tyre”, përfundoi Eneda.

Link: https://youtu.be/jZXnPy396bo?t=1629

Burimi i fotos kryesore: ©Ora News