Home ShowBiz Katër vëllezërit shqipëtarë, që me aftësitë e tyre, po tërheqin vëmendjen e grupeve të famshme
Katër vëllezërit shqipëtarë, që me aftësitë e tyre, po tërheqin vëmendjen e grupeve të famshme
0

Katër vëllezërit shqipëtarë, që me aftësitë e tyre, po tërheqin vëmendjen e grupeve të famshme

0
0

 

Katër vëllezërit shqiptarë nga Australia Todi, Kevin, Blake dhe Koby Dhima, kanë startuar krejt ndryshe mbrëmjen e djeshme në “Zonë e Lirë”.

Ata hapën emisionin me një live të këngës “Nothing Else Matters” nga Metallica.

Djemtë shoqëroheshin nga babai i tyre Adrian Dhima. Gjatë emisionit 4 vëllezërit treguan se rruga e tyre drejt famës tashmë është hapur, pasi janë kontaktuar nga grupe me famë botërore si “Metallica”, “Scorpions”, “The Ofspring” dhe mjaft grupe të tjera të cilët pëlqejnë muzikën e tyre dhe i kanë kërkuar për t’i takuar.

Scorpions na kanë kontaktuar dhe kanë thënë: “Ne i heqim kapelen këtyre 4 vëllezërve”.

“Metallica” ka aprovuar muzikën tonë dhe ka bërë një shenjë me gishta që përdorin” tha Todi Dhima.

Nudles kitaristi i grupit Ofspring ka shkruar ka thënë: “Kur të jemi në Australi do të vijmë tek shtëpia juaj dhe do të bëjmë një koncert bashkë”.

Një tjetër karakteristikë e grupit të 4 vëllezërve është se në vend të baterisë ata përdorin kova, gjë që ka tërhequr shumë vëmendje. Lidhur me këtë detaj Kevin tha: “Baterinë është shumë e vështirë për ta transportuar, kovat i vë njëra mbi tjetrën dhe e zgjidh”.

Më tej babai i tyre shtoi me humor se kovat janë të lira, ndërsa bateria kushton 5 mijë Dollarë.

Link: https://youtu.be/xrL-at9vfFg?t=199

Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan