Në ekranin e “Top Channel” të dielën do të nisë emisioni “Vip Club”, një program që prezantohet nga Klea Huta dhe që i dedikohet tërësisht Vip- ave shqiptarë të suksesshëm jashtë kufinjve.
E ftuara e emisionit të parë është modelja e famshme shqiptare Angela Martini.
E pyetur nga moderatorja, Angela ka zbuluar 3 gjërat pa të cilat ajo vetë nuk jeton dot.
“Dashuria, njerëzit që dua dhe ëndrrat,” është shprehur 32- vjeçarja.
Ndër të tjera në intervistën në fjalë supermodelja nga Shkodra që aktualisht jeton në Los Angeles ka folur edhe për kafenë e saj të preferuar, shtepinë e ëndrrave dhe çelësin e suksesit të martesës dhe karrierës.
https://www.instagram.com/p/Bo2Bv7pH_F9/?taken-by=topchannelalbania
Link: https://www.instagram.com/p/Bo2Bv7pH_F9/?taken-by=topchannelalbania
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bm1DSh_HdpM/?taken-by=angela_martini