Së shpejti prindër. Dukesha Meghan dhe princi Harry bëjnë publik lajmin e mirë
Do bëhen prindër për herë të parë dhe gëzimin e ndanë publikisht. Dukesha Meghan dhe princi Harry shumë pejt do kenë një fëmijë.
Lajmin e bën të ditur ‘Kensington Palace’ në faqen zyrtare të Twitter. Në njoftim thuhet se bebja do të vijë në jetë pranverën që vjen.
“Lartësitë e tyre mbretërore Duka dhe dukeshja e Sussex presin një fëmijë në pranverën e vitit 2019”, thuhet në postimin e faqes së pallatit mbretëror.
Lajmi është publikuar vetëm disa orë pasi Meghan dhe Harry kanë nisur turneun zyrtar në Australi.
Their Royal Highnesses The Duke and Duchess of Sussex are very pleased to announce that The Duchess of Sussex is expecting a baby in the Spring of 2019. pic.twitter.com/Ut9C0RagLk
— Kensington Palace (@KensingtonRoyal) October 15, 2018
Link: https://twitter.com/KensingtonRoyal/status/1051739344887848960
Burimi i fotos kryesore: https://twitter.com/KensingtonRoyal/status/1051739344887848960