Me anë të një fotoje të rrallë, Sokol Balla kujton Dritan Hoxhën me rastin e ditëlindjes
Themeluesi i Top Medias, Dritan Hoxha nëse do ishte mes nesh do të mbushte sot 50 vjeç.
Të kthyer në një traditë që pas humbjes së Dritanit, stafi i Top Medias organizon çdo 16 tetor një festë përkujtimore për të.
Ndërsa këtë e ka kujtuar edhe moderatori Sokol Balla, tashmë i larguar nga gjiganti mediatik. Balla ka vendosur ta kujtojë Dritanin nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram, ku edhe ka shkruar disa rreshta për të.
“Sot Dritan Hoxha do ishte 50 vjeç nëse nuk do kishte vendosur të na braktiste një dekadë më parë. Po megjithëse une sot jam 45, dhe ai është 39, ai është sërish më i Madh se unë, më i Madh se të gjithë. Dhe ashtu do të jetë Gjithmonë. Në rresht të Parë. I Pari. Tani Ynë. Tani i të Gjithëve”, shkruan Balla bashkëngjitur një fotoje të rrallë me Tanin e Topit.
https://www.instagram.com/p/Bo_go7BHuWX/?taken-by=sokolballaofficial
Link: https://www.instagram.com/p/Bo_go7BHuWX/?taken-by=sokolballaofficial
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BVpK_N2gX0g/?taken-by=sokolballaofficial