Home ShowBiz Albana Osmani “rrëmben” kopertinën e “Global Woman”
Albana Osmani “rrëmben” kopertinën e “Global Woman”
0

Albana Osmani “rrëmben” kopertinën e “Global Woman”

0
0

Albana Osmani ka dalë në kopertinën  e revistës së njohur ndërkombëtarisht, “Global Woman”.

Themeluesja e Fondacionit “Ti je një Luledielli” ka postuar në profilin e saj foton e kopertinës së revistës me famë ndërkombëtare, me fokus femrat e suksesshme brenda Anglisë por dhe nga vendet e tjera.

“Global Woman” ka si mision të shfaqë histori tërheqëse me interes dhe të frymëzojë, duke nxjerrë në pah femrat e suksesshme, profesionale dhe sipërmarrëse të të gjitha kulturave dhe origjinave duke treguar se si kanë kapërcyer vështirësitë dhe sfidat në jetën e tyre për të arritur qëllimin.

Dhe mesa duket moderatorja bukuroshe është për revistën “modeli i suksesit”, i rradhës, pasi me nismat e saj është bërë kryefjalë e mediave në vend dhe më tej, me ndihmën që po ofron për fëmijët përmes fondacionit.

https://www.instagram.com/p/BpCSnnFl6y6/?taken-by=albanaosmani1

Link: https://www.instagram.com/p/BpCSnnFl6y6/?taken-by=albanaosmani1

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BorUk3VF3B3/?taken-by=albanaosmani1