Format marramendëse të Rashel Kolanecit, vazhdojnë të jenë objekt debati mes balerinëve, edhe pse kanë kaluar disa javë nga polemika që shpërtheu në mbrëmjen e spektaklit “Dance With Me”, në natën e tretë. Performanca e çiftit Rashel Kolaneci dhe Seldi, atë natë ngjalli jo pak debate në sallë dhe “shkak” u bënë asetet e konkurentes seksi.
Balerini i njohur Klejdi Kadiu, njëherësh edhe kreu i jurisë së spektaklit, nuk vlerësoi performancën duke u shprehur se, nëqoftëse nuk do të ishin motorrët dhe muzika, Rasheli nuk do të kishte shkëlqyer gjatë kërcimit.
Por reagimi i balerinit profesionist Graciano Tagani, ishte i menjëhershëm në mbrojtje të partneres. Ai u shpreh se, komentet për Rashelin janë gjithmonë të vrazhda në krahasim me konkurentët e tjerë, duke replikuar pas komentit të Kadiut.
Ai madje përmendi edhe faktin që nuk duhet harruar se, Rasheli dhe Seldi janë amator, por këtë debat Graciano e vijoi edhe gjatë një interviste të dhënë së fundmi.
Ai tregoi se, tashmë nuk janë në konflikt dhe flasin me Klejdi Kadiun, por nuk i pëlqeu paragjykimi që u bë ndaj Rashelit, ku e gjykonin si “vulgare” apo “pa force”. Sipas Gracianos, gjërat janë të ndara dhe nuk mund të bëjë Rasheli si “grua zonjë”, pasi pika e fortë e saj është sensualiteti.
Link: https://youtu.be/GJY8QtaLIjM?t=733
Link: https://youtu.be/UU4IOCfTozk?t=972
Burimi i fotos kryesore: https://www.youtube.com/watch?v=GJY8QtaLIjM&t=741s