Home ShowBiz “1 javë kam mbetur pa ngrënë”, ja ç’ka hequr Besi para se të bëhej baba
“1 javë kam mbetur pa ngrënë”, ja ç’ka hequr Besi para se të bëhej baba
0

“1 javë kam mbetur pa ngrënë”, ja ç’ka hequr Besi para se të bëhej baba

0
0

“Be coffee” është një nga rubrikat e reja më të pëlqyera të “E diela shqiptare”në TvKlan. Shpesh ajo shërben edhe si tribunë për shfaqjen e çështjeve personale të vetë aktorëve që performojnë.

Në korrik të këtij viti Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u bënë për herë të parë prindër. Këngëtarja solli në jetë një vajzë të cilën çifti e pagëzuan me emrin e veçantë Ajka. Besi ka folur dje mbi 9 muajt e shtatzënisë së Xhensilës me një rrëfim ndërthurur me humorin.

“Më ka ndodhur vetem mua apo të gjithë atyre burrave që kanë gruan shtatzënë per here te pare. Gjate shtatzënisë së Xhensilës…Kot thone që femrat heqin siklet. Siklet heqim dhe ne meshkujt. Po s’na e dinë. 3 muajt e parë në shtepine time nuk gatuhej fare sepse femrat kane probleme me erërat, me aromat sidomos ato te ushqimeve. 3 muajt e pare kam ngrene vetem buke te thekur me djathë sepse ushqimet e tjera e shqetesonin aromat. Kisha 1 javë pa ngrene dhe shkova ne shtepi. Sa hapa frigoriferin, ajo direkt e nuhati.

Kur ishte Xhensila shtatzënë ishim duke ikur per Greqi, ishim ne kufi me makine. Para nesh ishte makinë tjetër. Kur ja jep Xhensila ‘O çka për ta ngrënë ajo makina’. E kapën me 50 kile hashash atë makinën. Gjate shtatzenise te gjithe femrat qajne per gjene me te vogel, qajne me filmat, me lajmet. Pas lindjes ti thua shpetove, por jo. Jane 40 ditet e lehonise qe zgjasin 3 muaj prandaj eshte shume keq per ne meshkujt por nuk na e di kush”, u shpreh Besi.

Link: https://youtu.be/cLE0B6lf8Ws?t=401

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BpMgZmqhl5p/?taken-by=bes_kallaku