Home ShowBiz Pas arratisjes në Zvicer, Kallashi tregon për kërcënimin me jetë
Pas arratisjes në Zvicer, Kallashi tregon për kërcënimin me jetë
0

Pas arratisjes në Zvicer, Kallashi tregon për kërcënimin me jetë

0
0

Kallashi është një nga personazhet, më të kërkuar, klikuar dhe kometuar të showbizit. Valltare, këngëtare dhe showgirl, daljet e saj publike dhe fotot e videot provokuese në rrjetet sociale bëjnë bujë të madhe.

Mirëpo, për thuajse një vit ajo u largua dhe u shkëput nga jeta publike.

E kthyer së fundmi në Kosovë ajo ka rrëfyer edhe arsyen e largimit. Gjatë intervistës së saj të fundit Kallashi ka treguar se është kërcënuar me vdekje dhe për këtë asye është larguar në Zvicër.

“Arsyeja pse kam ikur në Zvicër dhe u zhduka për një kohë se është se isha e kërcënuar. Që kanë me më vra me më mbyt, që kanë me më lënë në biruc. Kam ndenjur goxha në Zvicër dhe tani jam kthyer në Kosovë. As nuk më kanë mbytur dhe as nuk më kanë lënë në birucë, jam shumë mirë tani”, ka sqaruar ajo.

Link: https://youtu.be/RJMoA10V0ds?t=51

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/KallashiAK47/photos/a.179915118841863/256840307816010/?type=1&theater