Home ShowBiz “Imagjino të martohesh me këtë?!”, Ana dhe Eglein Laknori rrëfejnë historinë e tyre të dashurisë
“Imagjino të martohesh me këtë?!”, Ana dhe Eglein Laknori rrëfejnë historinë e tyre të dashurisë
0

“Imagjino të martohesh me këtë?!”, Ana dhe Eglein Laknori rrëfejnë historinë e tyre të dashurisë

0
0

Eglein Laknori është një ka komedianët më eksravagant dhe të pazakontë që mund të gjenden në ekranet shqiptare. Ai së bashku me të shoqen, Anën qenë të ftuar tek ‘Rudina’  ku treguan historinë e tyre të dashurisë. Në një bisedë të gjatë ata zbuluan disa detaje mjaft të veçanta rreth marrëdhënies së tyre. Ana dhe Eglein kanë 5 vite që njihen me njëri-tjetrin dhe historia e tyre e dashurisë ka nisur shumë natyrshëm.

“Ne kemi 5 vite që njihemi me njëri-tjetrin, por kemi dy vite martesë. Propozimi ishte i natyrshëm, e gjithë marrëdhënia ka ardhur natyrshëm. Lidhja jonë ishte spontane, nga një puthje në vetull dhe duke zbrit më poshtë. Puthja e parë është shkëmbyer në një lokal tek Liqeni. Unë kam një parim në jetë, më pëlqen t’i vlerësoj njerëzit ashtu siç janë dhe jo siç i dua unë të jenë dhe Anën e dua kështu siç është”, tha Egi.

Ndërkohë bashkëshortja e tij tha se kur e kishte parë në fillim në televizor Egin i kishte thënë nënës së saj: “Imagjino të lidhesh apo të martohesh me këtë…”

Ndërkohë sot që është krah tij tregon se është e lumtur dhe se zemra e tij është ajo që e ka bërë për vete.

 

Link: https://youtu.be/39R93Dlik94?t=212

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BhUFA1ZFToB/?taken-by=eglein_laknori_official