Soiree e Jonida Shehut na ka rikthyer në vitet ’80, e për të kujtuar ngjarje apo detaje interesante të asaj periudhe.
Asokohe këngët e huaja ishin të ndaluara në vend, ama nuk kanë munguar as guximtarët, të cilët mundën të sillnin këngë të ndryshme si “Porompompero” apo “Lambada” për publikun shqiptar.
E pikërisht këtu lindi debati mes dy emrave të njohur të muzikës shqiptare, Bashkim Alibali dhe Liljana Kondaçki.
Cili e ka kënduar i pari hitin e Gipsy Kings “Porompompero” në Shqipëri ishte pyetja që ju drejtua dy këngëtarëve.
Liljana thoshte se ka qenë ajo e para, por Alibali nuk bindej dhe këmbëngulte se këngën e kishte sjellë ai i pari gjatë një recitali në Pallatin e Kongreseve.
Në fund pas disa replikave me apo nën zë, të dy u qartësuan, pasi Alibali solli si argument një vrejtje nga ish-Komiteti i Partisë, në lidhje me këtë këngë.
Link: https://youtu.be/14cKpCfafjE?t=195
Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel