Home ShowBiz ”Ngri, mos shko në banjo, mos merr frymë”, Ja ç’heq Bes Kallaku kur fle Ajka
”Ngri, mos shko në banjo, mos merr frymë”, Ja ç’heq Bes Kallaku kur fle Ajka
0

”Ngri, mos shko në banjo, mos merr frymë”, Ja ç’heq Bes Kallaku kur fle Ajka

0
0

Be Coffee është tashmë një nga rubrikat më të pëlqyera të “E diela shqiptare”. Humori i Erion Isait, Bes Kallakut dhe Olsi Bylykut vjen i gërshetuar si asnjëherë më parë, për të krijuar një super-efekt në publik.

Ditën e djeshme Bes Kallaku ka treguar për situatat që krijohen në shtëpi sa herë vajza e tyre Ajka fle gjumë. Aktori tregoi me humor se Xhensila nuk e lë të bëjë lëvizjen më të vogël pasi ka frikë mos zgjohet vajza.

“Një ditë Xhensila po vinte vajzën në gjumë. Unë u hodha dhe doja të kapja facoletat mbi frigorifer, kur në atë moment zuri gjumi gocën. Xhensila kthehet dhe më tha ‘Shhh se e zuri gjumi’. Ndejta në atë pozicion derisa u zgjua goca. Ore 2 orë kam ndejt me këmbën në ajër. Herë tjetër ‘Shhh mos u ço se është goca në gjumë. Ore po dua të shkoj në banjo. ‘Kur të zgjohet goca shko’. Dua të marr frymë. ‘Kur të zgjohet goca”, tregoi Besi.

Xhensila sigurisht që këtë deklaratë e ka marrë me të qeshur dhe ka postuar dy video në Instastory ku shihet duke ndjekur emisionin teksa dëgjohet duke qeshur.

Link: https://youtu.be/noOBP_a9xQE?t=595

Link: https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BpJh5Ich0ic/?taken-by=bes_kallaku