Stresi një ndër repërët më të sukseshëm të industrisë së muzikës, u arrestua në një hotel në Linzë, pasi akuzohet se është anëtar i një grupi kriminal. Ndërkohë arrestimi i tij bëri bujë në media dhe më shumë u përfol marrëdhënia e tij me të fejuarën Kejsi, pasi këngëtari u arrestua teksa ndodhej në hotel me një vajzë.
Mirëpo, Kejsi reagoi 3 ditë pas arrestimit të Stresit duke u shprehur se do e mbështeste atë në çdo moment dhe se nuk i interesonin gjykimet e njerëzve.
Së fundmi ajo ka postuar një foto në Instagram, ku ndodhet në një ditëlindje të një vogëlusheje, ndërsa ka shkëputur një moment nga kërcimi i nënës së saj.
Ndërsa më shumë tërheq vëmendje përshkrimi që ajo i ka bërë fotos. “Kur del vallja e Tropojës e mami thotë ‘e kam dhëndrin tropojan unë, ta kërcej iher për të”.
Link: https://www.instagram.com/bkc___/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/stresi/