Rashel Kolaneci është një ndër personazhet më të lakuar në media. Sidomos sa i takon publikimeve të saj sensuale në Instagram.
Sa i përket jetës private Rashel është gjithnjë e rezervuar. Ndërsa mbrëmjen e djeshme ajo ka shuar kureshtjen e fansave në DWM duke iu përgjigjur pyetjes që i bëjnë të gjithë ‘A je e lidhur?”.
“Më është bërë shumë shpesh e njëjta pyetje, nuk kam folur asnjëherë, por sonte do të flas meqenëse jam në emisionin më të bukur. Dua t’i them të gjithë publikut dhe atyre që më pyesin: në momentin e parë që do të kem diçka për t’ua komunikuar, do t’ua komunikoj…. dmth kur të martohem do iu them”, tha Rashel, duke nënkuptuar se nuk ka ndërmend të flasë për lidhje të mundëshme.
Link: https://youtu.be/qMizgSiSTKQ?t=575
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkFkFXZBYNC/