Home ShowBiz Ku mbaron Enkel Demi e ku fillon Tom Kuka?!
Ku mbaron Enkel Demi e ku fillon Tom Kuka?!
0

Ku mbaron Enkel Demi e ku fillon Tom Kuka?!

0
0

 

Gjatë emisionit të djeshëm “Rudina”, gazetari, shkrimtari dhe moderatori i sukseshëm Enkel Demi shuajti kureshtjen  e pyetjes: “Përse Tom Kuka?”

Kush është Tom Kuka? Kjo pyetje torturoi për dy vite me rradhë çdo lexues, pas botimit të librit të parë “Hire mbi Kalldrëm”.

Pas suksesit të librit, autori “Tom Kuka” u rikthye sërish për lexuesin shqiptar me romanin “Gurët e vetmisë”, ku zbuloi edhe identitetin e tij. Edhe përse u përfol shumë për deputetë e gazetarë shqiptare si autorë të librit, në fakt shkrimtari ishte Enkel Demi.

“Kur botova librin e parë të them të drejtën nuk doja të botoja. Kisha frikë nga paragjykimi dhe mos nuk më merrnin seriozisht dhe dyshoja në cilësinë e letërsisë time. Dhe vendosa të dal me emrin Tom Kuka. Zgjodha emrin Tom Kuka sepse që nga 1992-93 Tom Kukën e kam patur personazh në vende të ndryshme dhe meqë kam kaluar një periudhë në Shkodër edhe nga pikëpamja e muzikalitetit më përshtatej dhe vendosa këtë”, tha Demi.

Link: https://youtu.be/RFi_iE_O5Hg?t=250

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BqNnblWh4Tv/