Era Rusi është një këngëtare me vokal vërtet potent. Ajo ka sjellë projektin më të ri muzikor të titulluar “Mos ma merr”, i cili ka një mesazh të madh për një fenomen që ndodh kudo në botë. Këtë këngë të shkruajtur nga Fifi e përgatiti posaçërisht për të marrë pjesë në edicionin e 20-të të ‘Këngës Magjike’.
Në intervistën e saj për “Why Not” nga Roza Lati, ajo rrëfeu se ky rast i ka ndodhur në jetën reale, por nuk është tipi i skandaleve, prandaj e ka anashkaluar.
“Kënga ime flet për një fenomen jo vetëm shqiptar, por në mbarë botën. Unë them diçka me zë të lartë, atë që çdo femër, edhe pse për këtë këngë flasim ‘mos ma merr bashkëshortin’, qoftë edhe të dashurin. Sepse në fund të fundit, kur jemi vetëm në krevat e qajmë poshtë jastikut, ose mbyllemi në banjë, kur dalim është ai momenti që të mos kuptojë njeri dobësitë tona.
Unë uroj që të mos më ndodhë asnjëherë. Që kur e kam kënduar, kam thënë, o zot mos më vendos në të tilla sprova. Të gjithë ne, sado të fortë dukemi, kur vjen puna te njeriu i zemrës, na djeg. Nuk më ka djegur akoma aq shumë sa për tu lutur që mos të ma marrin.” theksoi mes të tjerash Era.
Link: https://youtu.be/220zj3_V5ns?t=1281
Burimi i fotos kryesore: https://youtu.be/220zj3_V5ns?t=1281