Home ShowBiz Kishte 25 vjet që i lutej, por si “e shiti” Eli Fara, Aurela Gaçen brenda një minute
Kishte 25 vjet që i lutej, por si “e shiti” Eli Fara, Aurela Gaçen brenda një minute
0

Kishte 25 vjet që i lutej, por si “e shiti” Eli Fara, Aurela Gaçen brenda një minute

0
0

Aurela Gaçe dhe Eli Fara kanë një miqësi dhjetravjeçare e më në fund, realizuan bashkëpunimin e tyre të parë. U desh të mbërrinte 20-vjetori i Këngës Magjike që dy ikonat e muzikës, edhe pse në zhanre të ndryshme, të bashkonin forcat dhe të prezantonin një këngë të dyja. Vetëm një ditë më parë, një status i Aurela Gaçes, në llogarinë e saj në Instagram, konfirmoi atë që po përflitej prej pak kohësh – ato të dyja do konkurronin në Këngën Magjike me një bashkëpunim.

Megjithatë, përballë njëra-tjetrës, në Këngën Magjike, dy këngëtaret zbuluan indirekt edhe shkakun e kësaj vonese të gjatë të këtij bashkëpunimi. Në një lojë që stafi i Këngës Magjike u kishte përgatitur dy këngëtareve, Eli Fara zbuloi se ishte pikërisht ajo që e kishte refuzuar ftesën e mikeshës së saj. Në anën tjetër të receptorit të telefonit, pas të cilit, me gjasë ishte dikush që i kërkonte lejë Eli Farës për një bashkëpunim me Aurelën, ajo ia ktheu: “E di sa shumë punë më ke lehtësuar, se kam shumë koncerte për të mbajtur në Amerikë, mbaje nëse e do, më shpëtove…”

E habitur me reagimin e beftë të Eli Farës, Aurela iu kthye duke i thënë: “Kam 25 vjet që të lutem dhe ti më shite për kaq pak?”

Pamjet e mëposhtme janë për të mos u humbur.

Link: https://youtu.be/_esvlqUg2sA?t=1766

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BqU4I-sAbLX/