Mimoza Shkodra së fundmi është bërë kryefjala e showbizit shqiptar për shkak të ndarjes me Seldi Qalliun , ndarje për të cilën u shpreh se po e kalon me qetësi.
Ajo tregoi tashmë se ndihej e lirë dhe e lumtur.
Për të folur më shumë si për jetën private dhe profesionale këngëtarja ishte thirrur së fundmi në emisionin ‘Mirage’.
Mimoza u shpreh gjatë emisionit se nuk ka profesionin e këngëtares por atë të farmacistes dhe kjo ka çuditur jo pak publikun.
’Unë kam vazhduar për teknike të farmacisë dhe kam pasur synim të vazhdoj dhe më lart. Por kur i futesh muzikës, pasioni për muzikën të bën për vete dhe ti shkollën fillon dhe e lë anash.Punoj prej 11 vitesh.E kam mirë në derë të shtëpisë,ai prefesion më bën të rrijë me këmbë në tokë’ ka rrëfyer Mimoza.
Link: https://youtu.be/zYrU4fAT5Bc?t=236
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjK1BWWHfCD/