Home ShowBiz Detaji i fotos së Drini Zeqos me Dua Lipën do iu shkrijë së qeshuri
Detaji i fotos së Drini Zeqos me Dua Lipën do iu shkrijë së qeshuri
0

Detaji i fotos së Drini Zeqos me Dua Lipën do iu shkrijë së qeshuri

0
0

Mbrëmjen e djeshme në Romë u mbajt një koncert në nder të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Mbledhur në këtë event qenë emrat më të njohur si Inva Mula, Dua Lipa, Reme Lahaj, Genc Tukiçi, Kledi Kadiu, Olen Çezari, Elhaida Dani, Lorik Cana, Eno Peci dhe Erza Muqolli, artistët që kanë bërë krenarë shqiptarët në mbarë botën me talentin e tyre.

Të gjithë të veshur me të zeza për t’u përshtatur sa më shumë me ambientin, artistët shqiptarë dukeshin  shumë elegantë.

Ndër shumë shqiptar në koncert ka marrë pjesë dhe gazetari i njohur Drini Zeqo.

Ai ka publikuar një foto në Instagram me këngëtaren më të famshme për momentin Dua Lipa, e cila për asnjë çast nuk e ka mohuar origjinën e saj.

Fotoja është pëlqyer shumë, gjithashtu edhe ka marrë shumë komente ku shumë nga ndjekësit kanë vënë re një detaj shumë qesharak.

Mes Dua Lipa-s dhe Drinit ndodhet një vogëlush i cili po sheh te kamera, por mimika e tij ka bërë komentuesit që të shkruajnë më shumë për të sesa për dyshen e personazheve të rëndësishëm.

https://www.instagram.com/p/BqX9xI_lWnD/

Link: https://www.instagram.com/p/BqX9xI_lWnD/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BnPEmmBgmjK/