Home ShowBiz Lajmi që nuk i dha dot të shoqit, përlot Irma Libohovën në studio
Lajmi që nuk i dha dot të shoqit, përlot Irma Libohovën në studio
0

Lajmi që nuk i dha dot të shoqit, përlot Irma Libohovën në studio

0
0

 

Mbrëmjen e djeshme Irma Libohova, këngëtare me një karrierë 50 vjeçare qe e ftuar në emisionin “Rudina”, ku ka treguar jo vetëm më të rejat nga puna e saj, por dhe detaje nga jeta private. Ajo ka ndarë një lajm shumë të rëndësishëm me të gjithë publikun. Tre ditë pasi bashkëshorti i saj ishte ndarë nga jeta, ajo kishte marrë lajmin se do të bëhej gjyshe. Një peng që i kishte mbetur këngëtares ishte se i shoqi nuk e mësoi dot që do të bëhej gjysh.

“Kishin kaluar vetëm tri ditë kur Besniku u nda nga jeta dhe Irma mësoi një lajm tjetër të bukur. Një jetë sapo kishte ikur, por një tjetër do të vinte. I biri i dha lajmin se do të bëhej gjyshe dhe, pikërisht në atë kohë, nuk mund të kishte ndjesi më të ëmbël, megjithëse e shoqëruar me keqardhjen që bashkëshorti nuk e mësoi dot: “Të gjithë më kishin thënë që është një ndjenjë shumë e mirë, është kështu, është ashtu, por kur e provon vetë, është tjetër gjë, është e mrekullueshme, e papërshkrueshme”, – thotë Irma e mallëngjyer.

Link: https://youtu.be/Hxg_FFEHwj4?t=1164

Burimi i fotos kryesore: ©TvKlan