Muzika e familjes Deda, të Ferdinand dhe Elton Dedës ishte kryefjala e bisedave mes të ftuarve në emisionin Soiree mbrëmjen e djeshme.
Protagonisti dje ka qenë padyshim Elton Deda, i cili zgjodhi të ndante me ndjekësit e Soiree-së edhe një dëshirë të tijën të hershme… edhe pak të çuditshme.
“Unë mendjen nuk e kam pasur të bëhem muzikant. Më pëlqente muzika, por doja të bëhesha pilot luftarak. Po, po, e vërtetë, kam dashur të jem pilot ushtarak! Nëse do kisha baba një oficer, unë do isha bërë pilot, padyshim”, rrëfeu Toni.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=o1nIk1sDCLs&list=PLM8BAxfZddjysoDJEPIVIue-Skbi-ieGg
Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10211488581998959&set=pb.1495909931.-2207520000.1542875476.&type=3&theater